
Tentativat për fuqizimin e prapavijës po rezultojnë të suksesshme për Atletico Madridin .
Në orët e fundit ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë arritur akordin me Çaglar Soyuncu, i cili prej kohësh ndiqej nga Diego Simeone.
Spanjollët kanë arritur të parakalojnë Arsenalin dhe Manchester United për turkun, i cili e përfundon kontratën me Leicester City-n në 30 qershor dhe do të transferohet me parametër zero në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Prej kohësh drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ia kanë hapur derën largimeve dhe parashikohet se Savic dhe Jose Maria Gimenez mund ti japin lamtumirë, gjithmonë në rast se ofertat e pretendentëve do të rezultojnë bindëse.
Objektivi i ‘’ El Cholos ‘’ është rikthimi tek trofetë e rëndësishëm, trainer i cili ka si avantazh eksperiencën dhe të kaluarën, gjatë të cilës e shëndërroi Atletico Madridin në një ndër ekipet më të ndërlikuar për kundërshtarët.



