
Boredeaux largoi nga drejtimi i skuadrës pak ditë më parë, Vladimir Petkovic. Rezultatet aspak pozitive të arritura në kampionat, sollën largimin e ish-trajnerit të Zvicrës.
Pas kësaj, drejtuesit e klubit nisën menjëherë nga puna, për të gjetur trajnerin e ri, i cili është zyrtarizuar ditën e sotme.
Ai është David Guion, i cili ka firmosur deri në fund të sezonit. Nëse objektivi mbijetesë arrihet, 54-vjeçari mund të vazhdojë të jetë trajner i Bordeaux edhe për sezonin e ardhshëm.
Guion drejtoi Reims në katër vitet e fundit, ekip ku punoi edhe me dyshen e Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, ndërsa do të debutojë në stolin e Bordeaux të dielën përballë Monacos.



