Barazimi ndaj Dinamo Batumi, Dede: Më pëlqeu reagimi i Tiranës, janë një skuadër e fortë

Barazimi ndaj Dinamo Batumi, Dede: Më pëlqeu reagimi i Tiranës, janë një skuadër e fortë

Trajneri Nevil Dede, tha në emisionin “Skaner” në MCN TV, se i pëlqeu reagimi i Tiranës ndaj Dinamo Batumit, kur ishin në disavantazh. Sipas tij, bardheblutë kanë një skuadër të fortë, por kundërshtari përballë është më i vështiri i skuadrave shqiptare në Europë. “Në një situatë edhe mbrojtja e Tiranës gaboi dhe pësoi. Përballë kishin një kundërshtar me kualitet si skuadër. Mesfushën e kishin shumë të mirë. Tirana me 6 lojtarë të rinj në formacion, e përballoi shumë mirë ndeshjen. E përballoi mirë deri te goli. Barazoi një ndeshje, që nuk e meritonin të humbisnin. Te Tirana më pëlqeu reagimi dhe kishin besim deri në fund se mund t’ia dilnin. Është një Tiranë e fortë. Dinamo Batumi, është kundërshtari më i fortë që i ka rënë ekipeve shqiptare. Ndeshja e kthimit do të ketë një dinamikë tjetër.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy