Lorenzo Insigne, preferon Boca Juniorsin

Lorenzo Insigne, preferon Boca Juniorsin

Pas dhjetë sezoneve tek Napoli Lorenzo Insigne vendosi të nisë një tjetër eksperiencë larg kontinentit të vjetër.

Italiani zgjodhi Toronton në Major League Soccer, i cili si duket tashmë ka ndryshuar mendimin në lidhje me vijimin e karrierës.

Sulmuesi ka shprehur dëshiren e kalimit tek Boca Juniorsi, gjatë një interviste të dhënë së fundmi:

“ Në Argjentinë futbolli luhet me shumë pasion, ashtu si edhe në Itali. Nuk e di nëse një ditë do ta kem fatin ta realizoj dëshirën, por preferoj që ta përfaqësoj Boca Juniorsin ‘’, komentoi 33 vjeçari.

Krahasimi me futbollin italian qëndron pasi siç dihet edhe në Argjentinë është tejet kompetitiv, ndër më të komplikuarit edhe në Amerikën e Jugut.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nëse rikthehemi mbrapa në kohë, duhet theksuar se edhe ish kapiteni i Romës Daniele de Rossi arriti ta veshë bluzën e ‘’ Los Xeneises ‘’, një ekip me shumë traditë dhe i njohur botërisht.

Një tjetër aspekt që meriton vëmëndje është tifozeria e zjarrtë e kryeqytetasve, të cilët kanë filluar të ndjejnë një lloj entuziazmi pasi flitet për një lojtar i cili bëri diferencën me ‘’ Il Partenopei ‘’ gjatë nëntë sezoneve e gjysëm në të kaluarën, i grumbulluar edhe me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.

Pavarësisht kualitetit të padiskutueshëm, për Lorenzo Insignen do të ishte një sfidë sa emocionuese ashtu edhe jo e lehtë sepse dihet vështirësia e një kampionati si ai argjentinas, gjithashtu edhe në Kupën Santander Libertadores, ndryshe e quajtur Champions League e Amerikës së Jugut, kompeticion në të cilin skuadra nga Buenos Aires është pjesëmarrëse rregullisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy