Çmimet për më të mirët, FSHF zbulon finalistët

Çmimet për më të mirët, FSHF zbulon finalistët

Këtë të premte, Federata Shqiptare e Futbollit, do të organizojë ceremoninë për dhënien e çmimeve për “Më të mirët” për vitin 2022.

Në garë janë të gjithë ata që ishin protagonistë në futboll, si për meshkuj dhe për femra. FSHF nëpër një njoftimi, ka bërë të ditur cilët janë kandidatët, për kategori të ndryshme.

NJOFTIMI I FSHF

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2022” do të jetë momenti kulmor i një viti kalendarik ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e blertë.

FSHF ka përgatitur gjithçka për një mbrëmje festive, ku nuk do të mungojë programi artistik e ku do të jenë të pranishëm të ftuar specialë së bashku me më të mirët e futbollit. Sakaq, fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.

Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2022” të nominuarit janë: Xhuliano Skuka, Mentor Mazrekaj dhe Redon Xhixha, ndërsa për “Topin e Artë 2022” për vajza finalistet janë: Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2022” kandidaturat janë: Mirel Josa, Shpëtim Duro dhe Orges Shehi. “Talenti i Vitit 2022” do të shpallet njëri mes Simon Simonit, Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivodës, tre prej lojtarëve të rinj që janë paraqitur mjaft mirë vitin e kaluar.

Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2022” janë në garë: Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Sakaq, do të jepet dhe një çmim për “Arbitrin e Vitit 2022” dhe finalistët e përzgjedhur janë Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji, teksa çmimi i nderit “Mirënjohje” do t’i shkojë ekipit të Vllaznisë së vajzave për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Ëomen’s Champions League dhe duke luajtur me 16 klubet më të mëdha të Europës.

Dhe në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2022” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Mbrëmja gala do të zhvillohet më 27 janar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 19:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube dhe në platformën Supersport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy