Barcelona ‘’ peshkon ‘’ tek Monaco

Barcelona ‘’ peshkon ‘’ tek Monaco

 Një ndër ngërçet  kryesore të Barcelonës ndër vite  ka qenë pa dyshim prapavija .

 Katalanasit kanë vuajtur shumë në këtë repart i cili nuk ka rezultuar  në të njëjtin nivel me mesfushën dhe ofensivën. Aktualiteti konsiderohet shumë i ndërlikuar për ‘’ Los Cules ‘’ të cilët vijojnë të vuajnë largimin e Lionel Messit dhe Luis Suarezit që i kanë lënë shumë të varfër në lidhje me produktivitetin  .

Këtij realiteti të hidhur i shtohet edhe ekonomia e dobët që nuk i jep garancinë spanjollëve për një merkato cilësore  .  

Megjithatë pozicioni që i ka krijuar më shumë dhimbje koke trainerit Ronald Koeman është krahu i majtë i mbrojtjes . 

Me një Jordi Alba drejt fundit të karrierës  dhe  Alex Balde të cilit i duhet kohë për të fituar eksperiencën e nevojshme tek ‘’ Blaugranët ‘’,  drejtuesit katalanas e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Monaco.

Bëhet fjalë për Caio Henriquen i cili e ka provuar  La Ligan me  Atletico Madridin  dhe pas largimit nga  ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pati mundësinë të vijojë progresin  në Brazil me  Parana , Fluminense dhe  Gremion që i shërbyen për tu kthyer më i fortë në Europë .  Ky është sezoni i dytë në ‘’ Luigjin e dytë ‘’ dhe drejtuesit e francezëve  duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë operacion për të bërë zgjedhjen më të mirë për nxënësin e Niko Kovaç.

24 vjeçari është një lojtar stabël në skemat e kroatit por patjetër që interesi i Barcelonës i jep një tjetër impakt të ardhmes së Caio Henriques . I mbetet në dorë Joan Laportës dhe ndihmësve të tij se si do të proçedojnë duke qenë se çështja ekonomike i disfavorizon spanjollët në lidhje me transferimin e brazilianit në ‘’ Camp Nou ‘’.

Në këtë histori një gjë është e sigurtë se vigjilenca e drejtuesve respektivë është rritur ndjeshëm dhe janë koshientë se  i duhet një sakrificë shumë e madhe  për rindërtimin e kuq e bluve  .

 Caio Henrique është titullar absolut  për  trainerin kroat por  pretendimi i Barcelonës pritet ti japë rezultatet  gjatë merkatos së janarit sepse fuqizimi i  mbrojtjes mbetet prioritet për të ardhmen  .

14 ndeshjet e deritanishme ia rrisin vlerat mbrojtësit nga Santos i cili deri më tani e ka  justifikuar besimin e Niko Kovac me 14 ndeshje dhe një nivel për tu duartrokitur   .

 

 

 

 

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy