
Golat dhe festimi i fitores së Zvicrës ndaj ekipit serb, pas golave nga shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë shoqëruar me mjaft reagime nga njerëz të ndryshëm në Serbi.
Dy lojtarët festuan me simbolin e shqiponjës ndërkohë Shaqiri kishte edhe flamurin e Kosovës në atletet e tij, ndërsa veprimi i tyre u imitua më pas nga shumë persona, mes të cilëve edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Lipa përshëndeti në rrjetet sociale veprimet e Shaqirit dhe Xhakës, të cilët shtrinë duart e tyre në gjoks për të simbolizuar simpatinë e tyre ndaj të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.
Ndërkohë që trajneri i ekipit kombëtar zviceran dënoi ndërhyrjen e politikës dhe të sportit, Dua ndezi Instagramin në të njejtën mënyrë duke provokuar dhe simbolizuar idenë e “Shqipërisë së Madhe”, siç raporton media serbe “Sporti.blic.rs”.
Këngëtarja serbe Goca Tržan ishte mes personave që u rebeluan ndaj këtij veprimi dhe u shprehën se “dikush do të duhej të ndalojë këngët e Dua Lipës në radiostacionet serbe”.
Në postimin e saj në Twitter disa nga komentuesit e kanë mbështetur por disa të tjerë i kanë thënë që të mos fajësohet këngëtarja shqiptare për humbjen e Serbisë nga Zvicra.



