Do të largohet në janar, Interi vendos për Asllanin

Do të largohet në janar, Interi vendos për Asllanin

Kristjan Asllani do të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Mesfushori shqiptar u transferua me bujë te Interi në verë, por kjo aventurë e re nuk ka shkuar ashtu si lojtari kishte menduar.

20-vjeçari ka pasur shumë pak minuta te Interi dhe për këtë arsye, ka filluar të mendojë largimin.

Pas dëmtimit të Brozovic, pritej të kishte më shumë minuta për Asllanin, por nuk ndodhi kështu. Inzaghi preferoi Calhanoglu në rolin e organizatorit dhe në krahun e tij Barella dhe Mkhitaryan.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, drejtuesit e Interit kanë vendosur ta huazojnë Asllanin në një skuadër tjetër në janar, ku mund të gjejë më shumë minuta.

Një nga alternativat, është edhe një rikthim te Empoli, aty ku shkëlqeu një sezon më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy