Adrien Rabiot, objektiv i Liverpoolit

Adrien Rabiot, objektiv i Liverpoolit

Përfundimi i kontratës me Juventusin e ka bërë tashmë një lojtar të liëe Adrien Rabiotin.

Francezi po shqyrton ofertat gjatë kësaj merkatoje verore, për të cilin është interesuar në orët e fundit edhe Liverpooli.

Sipas informacioneve të gazetarit Alfredo Pedulla, anglezët me Arne Slote në stol kanë filluar një tjetër etapë në historinë e tyre dhe po jepet maksimumi për tu shëndërruar në një ekip tejet kompetitiv.

Mënyra e lojës së 29 vjeçarit është e ngjashme me atë të ‘’ The Redsave ‘’, një lojtar shumë i aftë në organizimin e lojës, rikuperimin e topave dhe gjithashtu efikas kur bëhet fjalë për prapavijën.

Në Premier League edhe Manchester United ia ka hapur dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’, ç’ka do të thotë se do të zhvillohet një supersfidë midis tyre.

 

Drupal Ad

 

 

 

Të dy pretendentët duke filluar nga sezoni vijues do të tentojnë rikuperimin e terrenit të humbur në çdo kompeticion, me kryefjalë natyrisht fitimin e titujve të rëndësishëm.

Ditët vijuese pritet të përcillen me shumë emocione dhe s’përjashtohet të ketë edhe të papritura referuar të Adrien Rabiot, i cili në sezonin e shkuar me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ arriti të performojë në 31 sfida, të shoqëruara me 5 gola dhe 3 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy