
Pas refuzimit për rinovimin e kontratës me Chelsean , për N’Golo Kanten janë shfaqur dy opsione shumë interesante .
Francezi e përfundon kontratën me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në 30 qershorin vijues dhe Bayern Munchen me Paris St Germain do të masin forcat gjatë merkatos së janarit për mesfushorin .
Bavarezët nuk e kanë nisur siç duhet sezonin dhe një ndër emrat më bindës për ti reduktuar problemet është 31 vjeçari.
Ishi i Caen shquhet si një lojtar që sakrifikon shumë për ekipin dhe ky mentalitet preferohet shumë nga gjigandët e Bundesligës për të ardhmen .
As ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk mund të anashkalohen pasi mbeten një ekip i frikshëm dhe duan të shfrytëzojnë eksperiencën e N’Golo Kantes drejt fitimit të Champions Leagues.
Londinezëve si mbetet rrugë tjetër veçse të dëgjojnë ofertat në drejtim të parizienit , lojtar ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet .
Parashikohet një luftë e ashpër gjatë të cilës nuk përjashtohen të papriturat por vendimi për të mos e zgjatur kontratën sigurisht ia mban ndezur shpresat deri në fund skuadrave respektive.



