Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas barazimit me Kukësin.
Martini deklaroi se skuadra duhet të kishte shënuar në pjesën e parë me rastet që kishte, ndërsa shtoi se pjesa e dytë la shumë për të dëshiruar.
Duhet të shënonim në pjesën e parë që të shkonim në avantazh, pasi rastet i kishim. Loja na ra në pjesën e dytë. Edhe lodhja ka qenë e madhe, për shkak të shumë ndeshjeve brenda pak ditëve. Luajtëm një pjesë të parë ashtu siç unë e kisha qejf, ndërsa ato të pjesës së dytë, duhet t’i rregullojmë.
Nuk jam mësuar të paragjykoj paraardhësin tim dhe nuk do e bëj kurrë. Duhet të punojmë dhe të përmirësojmë ato që nuk shkuan në pjesën e dytë. Është shumë problem deri në ndeshjet e kombëtares. Skuadra dha maksimumin dhe luajti me shpirt. Pjesa e dytë la shumë për të dëshiruar.
Na duheshin 3 pikët sot, për të qenë më të qetë për dy ndeshjet e radhës, ndaj Egnatias dhe Partizanit. Megjithatë atë që nuk e morëm sot, mund ta marrim në ndeshjet e radhës.
Formati është me katër ekipe, kampionati sapo ka filluar dhe duhet të arrijmë në katërshe. Pikët janë shumë të rëndësishme. Duhet të luftojmë për vendin e katërt.



