
Dëshirë e trajnerit Guardiola, Manchester City zyrtarizon mbrojtësin Gvardiol
Josko Gvardiol është lojtari më i ri i Manchester Cityt. Vetë klubi anglez, ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin kroat.
21-vjeccari vjen nga skuadra e Leipzig dhe i ka kushtuar arkave të Manchester Cityt plot 75 milionë paund.
Gvardiol spikati në Botërorin e Katarit me Kroacinë dhe prej kohësh ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Pep Guardiola.



