Muriqi drejt rikthimit në Turqi, e konfirmon bashkëshortja e sulmuesit

Muriqi drejt rikthimit në Turqi, e konfirmon bashkëshortja e sulmuesit

Vedat Muriqi nuk po arrin dot të përshtatet në Serie A, aty ku sezonin e kaluar u bashkua me skuadrën e Lazios. Prej kohësh është përfolur për një rikthim të mundshëm të sulmuesit të Kosovës në Turqi te Fenerbahce.

Për të shtuar akoma edhe më shumë këto zëra, ka menduar bashkëshortja e Muriqit. Kjo e fundit ka konfirmuar se ëndrra e saj është të rikthehet në Stamboll.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ajo ka hedhur një foto të një kronike të mediave turke, që flasin për rikthimin e Muriqit te Fenerbahce, të cilën e shoqëron me këngën turke “Ëndrra ime”. Kaq ka mjaftuar që lajmet për një rikthim të Muriqit në Turqi, të shtohen akoma edhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy