
Besohet se Lautaro Martinez do të jetë një ndër protagonistët e merkatove vijuese.
Argjentinasi po e rikonfirmon se vijon në rangun e më të mirëve në rolin ku aktivizohet dhe sigurisht ky fakt nuk i ka shpëtuar Hansi Flickut.
Traineri gjerman e ka vënë në dijeni Joan Laportan i cili ka nisur tratativat për arritjen me sukses të kësaj marrëveshjeje, edhe pse do të jetë e ndërlikuar duke marrë parasysh rëndësinë e golashënuesit tek zikaltërit.
28 vjeçari ka treguar se mund të bëjë diferencën kundër çdo rivali, i cili duhet theksuar se po e mendon kalimin në ‘’ Camp Nou ‘’.
Sezoni aktual është i teti në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, i cili ka shënuar 11 gola dhe dhënë 2 asiste në 18 sfida.
Mënyra se si luan ‘’ Demi ‘’ përshtatet me atë të ‘’ Los Cules ‘’ sepse spikat për depërtimin në hapësira të ngushta dhe arritjen me shpejtësi tek golat.
Përpos vështirësive në aspektin ekonomik, projekti i numrit një të Barcelonës vijon të jetë tejet atraktiv, me kryefjalë natyrisht dominimin në çdo kompeticion.
Eksperienca e përfituar në Serinë A, Europë dhe me Argjentinën e shëndërrojne lojtarin nga Bahia Blanca në të preferuar për secilin ekip që aspiron titujt në vijimësi.
Do të jetë një sfidë për ‘’ Blaugranët ‘’, fillimisht për vlerën e kartonit të ishi-t të Racing Avellanedas dhe së dyti për rrogën e tij, e cila është e konsiderueshme.



