Aventura te Gjilani zgjat pak, Klodian Duro njofton largimin

Aventura te Gjilani zgjat pak, Klodian Duro njofton largimin

Klodian Duro nuk është më trajner i Gjilanit. I emëruar më 26 qershor të këtij viti, aventura e 45-vjeçarit me skuadrën nga Kosova, ka zgjatur pak. Ish-mesfushori i Shqipërisë, drejtoi Gjilanin në dy duelet e raundit të parë në Conference League kundër Niedercorn, ku nuk arriti dot kualifikimin. Largimin e ka njoftuar vetë trajneri Duro, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “U bashkuam pa e pritur njeri dhe po kështu po ndahemi. Në luftë shkohet me trima dhe trimat e mi luftuan si asnjëherë më parë në dy përballje shumë të forta, ku ishim të pabarabartë në numër. Në të parën 11 kundër 14 dhe në të dytën 10 kundër 14, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam. Luftuam si heronj të vërtetë, ashtu siç i ka hije trimave të Kombit. Pritëm deri në fund të gjithë bashkë për të luftuar përsëri në betejat që kishim para, por ishte e pamundur. Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati dhe largohemi të gjithë me kokën lart si shqiponja. Faleminderit djem”, shkruan Duro. Ky largimi i Duros, vjen pak ditë pas largimit të presidentit Florim Zuka dhe situata në klubin Gjilani, duket kaotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy