
Tirana u mposht minimalisht nga Laçi në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Superiore.
Një gol i shënuar nga Prodani në minutën e 58-të, i dha fitoren kurbinasve. Me këtë fitore, Laçi mbetet në vendin e tetë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të gjashtin me 46 pikë.
Gjithçka e hapur në këtë fund kampionati, për një vend në katërshe, por edhe për “play out”.
Në krahun tjetër, Egnatia kryesuese, u mposht 1-0 nga Teuta. Vendimtar Jazxhi me golin e shënuar në minutën e 11-të.
Rrogozhinasit mbajnë vendin e parë me 60 pikë, 2 më shumë se Vllaznia, ndërsa Teuta mban vendin e shtatë me 44 pikë.



