
Në Premier League, një ndër kampionatet më të bukur të Europës sigurisht priten shumë sfida emocionuese gjatë merkatove vijuese.
Potenciali i ekipeve është i konsiderueshëm dhe ky fakt i jep në njëfarë mënyre avantazhe për të arritur objektivat.
Ndërmjet Arsenalit, Aston Villas dhe Newcastles do të fillojë një garë për Ferran Torresin, lojtar jo titullar në skemat e Hansi Flickut, i cili mund ta ndryshojë destinacionin shumë shpejt.
Traineri gjerman ia ka dhënë mundësinë të tregojë vlerat, tek një ekip ku presioni është shumë i madh.
Mirëpo prezenca e elementëve si Lewandowski apo Raphinha e kanë lënë disi në prapavijë dhe ekipet angleze shpresojnë që spanjolli të lërë ‘’ Camp Noun ‘’ dhe të nisë një tjetër eksperiencë larg La Ligas.
Paraprakisht Joan Laporta është shprehur në lidhje me ishi-n e Valencias, për të cilin synon të arkëtoje afro 25 milionë euro, ndërsa ‘’ Los Villanos ‘’ kanë ofruar 15 milionë euro.
Vendimi i takon golashënuesit të ‘’ La Furia Rojas ‘’, lojtar që preferohet shumë edhe nga numri një i tyre Luis de la Fuente.
Vetëm 1 gol dhe 2 asiste në 10 sfida e kanë shoqeruar sezonin e Ferran Torresit deri më tani, tek një ekip i cili ka ndryshuar totalisht me Hansi Flickun në stol.



