Ndrec Gjonaj, moderator i Dukagjini TV për kombëtaren e futbollit të Kosovës thotë se ka probleme si brenda fushës dhe jashtë fushës.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai u shpreh se Federata e Futbollit të Kosovës, nisi me humbje, mori vendim të përjashtojë tre futbollistë Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, pasi kanë frekuentuar një lokal nate në Prishtinë.
Të nesërmen në mëngjes, federata vendosi t’i përjashtojë pasi kemi të bëjmë me një thyerje disiplinore.
Në mbledhjen e radhës do të merret vendimi se çfarë ka ndodhur.
Problemet tek Kosova ndodhën edhe para grumbullimit, që kishte probleme me fushën.
Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka arritur që ta menaxhojë stadiumin.
Federata e Futbollit të Kosovës nuk arriti që ti menaxhojë zërat e brendshëm.
Pse futbollistët kanë përgënjeshtruar federatën e futbollit të Kosovës, duke thënë se janë llafe kafesh.
Janë shkrepur disa fotografi që nuk shihen mirë nëse janë futbollistët në fjalë në fotografi.



