Juventus bën goditjen  e parë në merkato, merr sulmuesin francez

Juventus bën goditjen e parë në merkato, merr sulmuesin francez

Skuadra e Juventusit ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit. Kampionët e Italisë kanë rënë dakord me Nantes në Francë për të huazuar Abdelaje Dabo, i cili luan si sulmues.

19-vjeçari pas transferimit në Itali fillimisht do të luajë me ekipin U-23 të Juventusit pastaj mund të thërritet nga Pirlo.

Dabo transferohet tek Juventusi në formën e huazimit me opsionin e blerjes në fundin e sezonit me shifrën e 1,5 milionë eurove plus bonuset e lidhura me prezencat dhe objektivat e arritura.

Lajmin e mbërritjes të talentit 19-vjeçar e ka zyrtarizuar vetë klubi i Juventusit në një komunikatë zyrtare e cila i uron mirëseardhjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy