
Kosova luan duke filluar nga ora 18:00 me Suedinë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes, do të kërkojnë të bëjnë surprizën, për të marrë një rezultat pozitiv.
Trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me Kosovën që zbret në fushë me Muric në portë, në mbrojtje janë Rrahmani dhe Aliti në qendër, ndërsa nga krahët Hadergjonaj dhe Vojvoda.
Mesfusha do të përbëhet nga Bytyqi, Loshaj, Dresevic, Rashani, ndërsa në sulm Rashica dhe Muriqi.
FORMACIONET ZYRTARE:




