Henderson afër rinovimit me Liverpoool

Henderson afër rinovimit me Liverpoool

 Pas Manchester United që po lufton fort për të siguruar qëndrimin e yjeve në ‘’ Old Trafford ‘’  , Liverpooli ka vendosur të vijojë të njëjtën rrugë . Anglezët  pretendojnë me çdo kusht qëndrimin e Jordan Henderson , lojtar që mbetet një referencë për ‘’ The Redsat ‘’.  31 vjeçari është shumë afër rinovimit me gjigandët e Premier Leagues ,  kontratë që do ta mbajë të lidhur me mitikun ‘’ Anfield Road ‘’ deri në  2024 -tën . Lajmi është bërë me dije nga gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Di Romano dhe është  konfirmuar nga korrespondenti i BBC David Ornstein .  

Me këtë hap të hedhur , Liverpooli ka fituar shumë pikë në lidhje me të ardhmen dhe ka qenë vetë lojtari i cili e ka deklaruar se nuk e shikon veten jashtë taktikave të gjermanit Jurgen Klopp.

 Rinovimi i tij thekson edhe një lloj besnikërie ndaj këtij klubi me të cilin ka provuar shijen e suksesit në të kaluarën , histori të cilën duan ta përsërisin gjatë këtij sezoni por duhet patur parasysh se konkurrenca si në Angli ashtu edhe në kontinentin e vjetër  sa vjen edhe vështirësohet. 

Jordan Henderson e finalizoi sezonin e kaluar me 28  paraqitje në të cilat dha një kontribut të vyer për ish kampionët e Premier Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy