
Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, u shpreh se me performancat që do të tregojë Dinamo dhe Skënderbeu, do bëhet edhe më e bukur lufta për vendin e tretë, pasi skuadrat rivale nuk do e kenë të lehtë për t’i mposhtur.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova u shpreh se kur ka rregullsi financiare, i jep frytet në kampionat.
Llogaritë te Teuta, tani bëhen vetëm me ndeshjen e radhës. Lufta për Europë do bëhet më e bukur, edhe me performancart e Dinamos dhe Skënderbeut. Varet si do luajnë ato. Nuk është e lehtë për të marrë fitore ndaj Dinamos apo edhe ndaj Skënderbeut.
Presioni është prezent në gjithë kampionatin. Problemi i anës financiare, i jep frytet, kur ka rregullsi nga fillimi deri në fund. Kush do rregullojë formën, do shkojë në Europë. Mbetet të shihet, si do përfundojnë këto 6 javë te fundit. Rezultatet pozitive, e rrisin anën psikologjike.



