Sfidë e ashpër në Premier League për Tchouamenin

Sfidë e ashpër në Premier League për Tchouamenin

 Rendimenti në rënie i Aurelien Tchouamenit vijon ti shqetësojë drejtuesit e Real Madridit , fakt i cili nuk i ka sprapsur ekipet e famshëm por përkundrazi do të tentojnë t’ia rrëmbejnë spanjollëve gjatë verës.

Problemet për mesfushorin filluan pas Botërorit të Katarit , eveniment i cili ka ndikuar në dhënien e 100 %-shit me ‘’ Galaktikët ‘’ , të reflektuar edhe gjatë eleminatoreve të vlefshme për Europianin e 2024-tës .

Carlo Ancelotti vijon ta konsiderojë zëvëndësuesin ideal të Casemiros , i cili momentalisht është parakaluar nga Eduardo Camavinga por për 23 vjeçarin tashmë është shfaqur një dritë në fundin e tunelit.

Në Premier League do të zhvillohet një supersfidë midis Liverpoolit dhe Arsenalit  për Aurelien Tchouamenin , lojtar që ka impresionuar trainerët respektivë si Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta me mënyrën e lojës.

Gjatë kohëve të fundit ‘’ Los Merengues ‘’ e kanë dekaruar se janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për  ishi-n e Monacos , arsye e cila justifikohet me faktin se të qënit pjesë e një ekipi si Real Madridi duhet të japësh gjithmonë maksimumin sepse në të kundërt vihet seriozisht në dyshim e ardhmja në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy