Chelsea vendos në shitje Kepan

Chelsea vendos në shitje Kepan

  Me Edouard Mendy poshtë tre shtyllave , Kepa Arrizabalaga nuk ka mundur të avancojë tek Chelsea duke e humbur protagonizmin tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ .

 Pritej që anglezët të merrnin një vendim shumë shpejt  dhe pretendojnë të fuqizohen  me largimin e spanjollit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Tek një skuadër si ajo e kryeqytetasve , kundrakohët konsiderohen të patolerueshme dhe Thomas Tuchel ia ka bërë gjërat e qarta  27 vjeçarit.

Siç dihet diferencat ndërmjet ekipeve  sidomos atyre të elitës ngushtohen me kalimin e kohës dhe patjetër anashkalimet janë pjesë e këtij proçesi të paevitueshëm. Ishi i Athletic Bilbaos e konsideron të domosdoshëm të qënit lider i portës dhe  Juventusi i ka dhënë sinjalet për ta afruar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ .

Seria A mbetet destinacioni me i mundshëm për Kepa Arrizabalagan sepse para pak kohësh edhe Lazio u interesua por me hyrjen e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në skenë sigurisht do të përjetohet një superfidë për gjigandin e tre shtyllave .  

Objektivi kryesor i tij është rikuperimi i 100 % dhe eksperienca tek anglezët ka theksuar  se duhet ta kërkojë fatin diku tjetër. 

Nëse kjo çështje do ti përmbushë pritshmëritë e Kepa Arrizabalagas  , një kalim i mundshëm në Scudetto do të bëhej eksperienca e tretë për sa i përket kampionateve më të rëndësishëm të Europës , ndoshta tek një ndër ekipet e lartpermendura që  kanë një historik për tu marrë në konsideratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy