
Juventusi është i ndërgjegjshëm se merkatoja e ardhshme do të ketë një koefiçent të lartë vështirësie . Torinezët duan të evitojnë pakënaqësitë gjatë kësaj etape dhe ta kenë asin nën mëngë në rastin e dështimeve të mundshme .
Prioriteti për mesfushën është Aurelien Tchouameni, lojtar që ka magjepsur tek Monaco por duke qenë se 21 vjeçari pëlqehet nga shumë skuadra të njohura , Massimiliano Allegri është treguar racional duke spikatur një tjetër alternativë tërheqëse .
Perla e Marseilles Boubacar Kamara e ka bindur numrin një të stolit se mund ti shërbejë këtij Juventusi që është drejt ringritjes pavarësisht se i duhet akoma kohë për tu adaptuar në një kampionat që po na befason me kalimin e javëve .
Marsejezi mbetet një ndër më të spikaturit në ‘’ Stade Velodrome ‘’ por Juventusi ka një mundësi që s’duhet shpërdoruar sepse kontrata me francezët finalizon në 30 qershorin e ardhshëm duke e shëndërruar në një opsion potent për mesfushën e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.
Megjithatë për një lojtar kaq premtues edhe Barcelona me Milanin janë interesuar duke i dhënë një sinjal Juventusit se duhet ti lëvizë shpejt gurët nëse pretendon të evitojë ndonjë surprizë të mundshme gjatë janarit .
Mbrojtësi i talentuar ka zënë shumë shpejt vend në 11-shen e formuar nga argjentinasi Jorge Sampaoli por fakti se jemi përballë një interesi që është për tu vlerësuar, arrihet në konkluzionin se gjithçka mund të ndodhë në merkaton që është pas dere .



