
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, e cilësoi si shenjë euforie deklaratën e trajnerit te Egnatias, Edlir Tetova, se ka lojtarët m ëtë mirë.
Sipas tij, rrogozhinasit nuk kanë lojtarët më të mirë në Shqipëri, por duhet të ruajnë euforinë.
Nuk më rezulton që Egnatia ka lojtarët më të mirë në Shqipëri. Deklarata e Tetovës, është një shenjë euforie. Kjo e nxit kundërshtarin dhe i jep motiv më shumë. Ka “Final Four” përpara. Egnatias i mjafton të ruajë punën e mirë.
E ka luksin për eksperimente. Koha është e mjaftueshme për të bërë rrugën për “Final Four”. Unë i druhem euforisë. Kur ke një skuadër kaq të mirë, duhet të dish të ruash euforinë. Kur skuadra është mirë, duhet t’ia ulësh euforinë. Ky është mendimi im.
Diferencën Egnatia e bën nga renditja. 9 pikë nga ndjekësit, tregon se ka luajtur më mirë se të tjerët dhe kanë grup. Formula është që do shkojnë në “Final Four”. Vetëm kësaj skuadre nuk i konvenon kjo skemë.



