
Kristjan Asllani, ka kaluar dëmtimin. Mesfushori u bashkua me Kombëtaren me probleme fizike dhe ditën e djeshme u stërvit i diferencuar.
Megjithatë lojtari ka kaluar problemet dhe ditën e sotme është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë bashkuar me ekipin edhe futbollistët që nuk kishin mbërritur ende në grumbullim, Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe Jon Mersinaj.



