
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka zbuluar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy miqësoret e muajit mars, ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit.
Në listë ka emra mjaft interesantë lojtarësh të rinj, por edhe elementë që kanë qenë pjesë e kombëtares së kësaj moshe edhe në edicionin e fundit.
Bien në sy emra si Adrion Pajaziti, Behar Ismaili, Endri Muhameti, Medon Berisha, Renaldo Torraj, dy vëllezërit Cristian e Stiven Shpendi apo edhe Dijar Nikqi, të gjithë lojtarë që premtojnë për një të ardhme të shkëlqyer e të cilat kanë treguar se kanë talent.
Miqësorja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars.



