
Te Paris Saint Germain, duket se i kanë vendosur planet për sezonin e ri. Trajneri Galtier, i ka dërguar listën me lojtarët që do për sezonin e ri dhe jashtë saj kanë mbetur disa futbollistë, të cilët duhet të gjejnë skuadër tjetër.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, klubi i ka bërë të ditur tetë lojtarëve se nuk janë në planet e trajnerit dhe duhet të largohen.
Bëhet fjalë për lojtarë si Mauro Icardi, Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Ander Herrera, Abdou Diallo, Idrissa Gueye, Rafinha dhe Sergio Rico.
Këta futbollistë janë urdhëruar të gjejnë skuadra të reja, pasi nuk do të luajnë më me PSG. Gjithashtu ju është bërë e ditur se klubi ka vendosur të marrë masa të ashpra, nëse refuzojnë të largohen.
Një kaos i vërtetë te kampionët e Francës, duke ditur se për lojtarët e sipërpërmendur, në të kaluarën kanë paguar shuma të mëdha, për t’i transferuar.



