Pretendimi i Liverpoolit për Luis Diaz

Pretendimi i Liverpoolit për Luis Diaz

  Që prej mbërritjes në 2022-shin tek Liverpooli, Luis Diaz i ka treguar në çdo ndeshje vlerat.

Kolumbiani ka ditur të adaptohet në një ndër ligat më kompetitive të Europës, duke e përfshirë veten në rangun e më të mirëve në lidhje me pozicionin ku aktivizohet.

Por kohët kanë ndryshuar, sidomos pas transferimit të Arne Slot në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe revolucioni tek ‘’ Te Kuqtë ‘’ ka filluar.

98 sfida, 24 gola dhe 14 asiste për një periudhë prej dy sezonesh e gjysmë sigurisht kanë shkaktuar një lloj impakti por sipas zërave të fundit, eksperienca e ishi-t të Portos është drejt përfundimit.

Pretendimi i drejtuesve i arrin 60 milionë eurot për ekstremin 27 vjeçar, një element shumë teknik dhe i shpejtë, tipik për futbollin anglez.

Përshtatja në disa pozicione të ofensivës dhe efektiviteti sidomos në duelet një kundra një spikasin tek Luis Diazi dhe traineri hollandez duhet të mendojë për një zëvëndësues të denjë edhe pse koha nuk premton shumë.

Largimi nga ish fituesit e Champions Leagues do të ishte fillimi i një tjetër eksperience për këtë lojtar, i padiskutueshëm tek kombëtarja e ‘’ Los Cafeteros ‘’ e cila drejtohet nga argjentinasi Nestor Lorenzo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy