Adolfo Sormani nuk është më trajneri i skuadrës së Partizanit.
Tekniku Italian ka mbyllur aventurën e tij me 15-herë kampionët e vendit, duke u larguar nga drejtimi i skuadrës së kuqe.
Vendin e Italianit do të zërë Sulejman Starova, që do jetë timonieri i ri i “demave tw kuq”.
Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të klubit të Partizanit ku shkruhet.
“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional” thuhet në njoftim e klubit të Partizanit.
Adolfo Sormani nuk arriti që të binde drejtuesit me rezultatet e tij ku pas pesë javëve të para Partizani renditet në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluara, 7-pikë më pak se Skënderbeu që renditet në vendin e parë.



