Tre kandidatët për mesfushën e Barcelonës

Tre kandidatët për mesfushën e Barcelonës

Aktualisht Barcelona po përjeton një ndër momentet më të vështira në histori. Katalanasit nuk po arrijnë të ngrejnë kokën dhe rezultatet e dobëta e kanë vënë në dyshim të ardhmen e Ronald Koeman në krye të pankinës.   

Spanjollët kanë nevojë për një revolucion total për ta kapërcyer këtë periudhë dhe hollandezi gjatë ndeshjeve të fundit ka hasur shumë ulje -ngritje sidomos në  mesfushë .  Dëmtimet e Pedrit dhe Frenkie De Jong nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër 58 vjeçarit veçse të besojë në aftësitë e lojtarëve të rinj  por kjo zgjedhje nuk garanton rezultate afatgjatë .  

Për këtë arsye sipas optikës se tij janë tre  kandidatë , njëri prej të cilëve mund ti vijë në ndihmë ‘’ Blaugranëve ‘’ për të qenë më efektive gjatë sezonit vijues .  I pari është Ander Herrera . 

Eksperienca e akumuluar ndër vite sidomos me Manchester United dhe Paris St Germain   e shëndërron në një kandidat potencial për këtë repart  .  Një aspekt  që e favorizon Barcelonën është se kartoni i tij nuk është edhe aq i rëndë për xhepat e Joan Laportas  dhe me cilësitë që disponon mund të adaptohet shumë shpejt tek ‘’ Los Cules ‘’.  Pas tij vjen Ryan Gravenberch . Prej shumë sezonesh Barcelona po mundohet ta transferojë në ‘’ Camp Nou ‘’ duke qenë se është një ndër lojtarët më premtues që ka nxjerrë akademia e Ajax Amsterdamit .

Duhet evidentuar se karakteristikat e lojës së hollandezit janë të ngjashme  me ato të Paul Pogba-s por Barcelona do ta ketë të vështirë transferimin e 19 vjeçarit sepse  do ti duhet të mposhtë klube me emër  .   Lista mbyllet me  Manu  Trigueros .

 Spanjolli ka fituar shumë pikë sidomos pas suksesit të arritur në Europa League me Villarealin .  

Kontrata e tij përfundon në qershorin e 2022-shit dhe nëse drejtuesit e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ nuk  sigurojnë qëndrimin e spanjollit në ‘’ La Ceramica ‘’,   për Barcelonën do të ishte një shans i artë për ta transferuar 29 vjeçarin . E kaluara e tij përputhet me rastin konkret sepse  është rritur në akademinë e ‘’ Azulgranëve ‘’ dhe e njeh me detaje  filozofinë e lojës së tyre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy