‘ Superclasico ‘ për Marc Guehin

‘ Superclasico ‘ për Marc Guehin

Si në çdo merkato edhe në atë vijuesen Barcelona dhe Real Madridi do të masin forcat.

Faza defensive ka rezultuar një problematikë e theksuar si për ‘’ Galaktikët ‘’ ashtu edhe për ‘’ Blaugranët ‘’ dhe drejtuesit respektive do të tentojnë t’ia vënë pikën sa më shpejt këtij problemi. 

Marc Guehi është shëndërruar në kohët e fundit në një ndër më cilësorët e Premier Leagues, për të cilin pritet të zhvillohen sfida emocionuese. 

25 vjeçari ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Crystal Palacen duke qenë se flitet për pretendentë të një tjetër niveli dhe e ardhmja mund ti ndryshojë në çdo aspekt. 

Kontrata me kryeqytetasit i përfundon në qershorin e 2026-tës, i cili gjatë merkatos së verës do të ketë një mundësi shumë të mirë për ta përmirësuar karrierën në çdo aspekt. 

Nëse i referohemi ‘’ Galaktikëve ‘’ duhet thënë se largimi i Antonio Rudigerit apo David Alabas do të lërë një boshllëk dhe traineri Xabi Alonso bashkë me bordin drejtues janë të vetëdijshëm se duhen përforcime cilësore.

 Lojtari i lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë është tejet solid, spikat për markimet dhe gjithashtu konsiderohet mjaft i fortë në luftën në ajër. 

Megjithatë, s’duhet anashkaluar se krerët e Crystal Palaces duhet të negociojnë fort gjatë janarit për të evituar largimin nga ‘’ Selhurst Parku ‘’ me parametër zero në fundin e sezonit. 

Sfida ndërmjet ‘’ Los Merengues ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ premton emocione por s’duhet nënvlerësuar në asnjë moment as Bayern Muncheni, pretendent serioz për të marrë shërbimet e kapitenit të anglezëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy