Tetova: Duam titullin dhe Kupën, ndeshjet me Partizanin kanë qenë të luftuara

Tetova: Duam titullin dhe Kupën, ndeshjet me Partizanin kanë qenë të luftuara

I ftuar në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, trajneri i Egnatias, Edli Tetova, foli për përballjen me Partizanin, një nga rivalët për titull.

Sipas tij, ndeshjet më të kuqtë, kanë qenë gjithmonë të bukura dhe të luftuara. Tetova deklaroi se tek Egnatian duan të fitojnë të dy trofetë e sezonit, Kupën dhe titullin kampion.

Ndeshjet me Partizanin, kanë qenë shumë të bukur dhe të luftuara. Ka pasur ritëm. Ka qenë e pëlqyeshme nga mua dhe lojtarët. Ka mbetur vetëm një ndeshje, që nëse na bie shorti në “Final Four”, shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Në një ndeshje ka filozofi. Ndeshjen e përgatisim për ta fituar. Lojtarëve i kisha thënë se me Partizanin luanim për dy rezultate. Ishim pragmatistë.

Nuk pajtohem plotësisht se kampionati është i çmendur, por është edhe pak e vërtetë.

Në Kupë do jemi shumë efektivë dhe të fortë, për ta ruajtur trofeun. Lojtarët dhe organika është e plotë, përveç Xhemajlit, që vijon të jetë i dëmtuar. Do tentojmë të dy trofetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy