Një numër i lartë kërkesash për ndeshjen miqësore të femrave Angli-SHBA, sjellë rënien e faqes se Federatës Angleze në internet.
Miqësorja që do të zhvillohet më 7 tetor në “Wembley”, ka pasur një numër të madh tifozësh, që kanë kërkuar biletë.
Në këtë sfidë, vjen Anglia që vetëm pak ditë më parë fitoi Europianin e femrave dhe SHBA, që disa muaj më parë fitoi Botërorin e Femrave.
Fluksi i madh në internet për një biletë, solli rënien e faqes dhe mbi 45 mije persona pritën online për më shumë se 60 minuta.
Pas rikthimit në normalitet të faqes, në më pas se një orë u shitën 65 mijë bileta për miqësoren dhe stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet maksimal për sfidën e 7 tetorit.



