Interi sfidon Juventusin për Sergi Roberton

Interi sfidon Juventusin për Sergi Roberton

Edhe pse përflitej për një kalim të mundshëm në Major League Soccer në të ardhmen , për Sergi Roberton ka nisur një sfidë e ashpër në Itali.

Interi dhe Juventusi përsëri do të masin forcat në merkato, i cili sipas ‘ Tuttomercatos ‘’ po e mendon largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’ duke qenë se ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Në të kaluarën ish shokët e skuadrës iu bashkuan Inter Miamit dhe tashmë zikaltërit dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ i kanë ofruar një tjetër shans për të provuar veten larg La Ligas.

31 vjeçari mban mbi supe eksperiencën e nevojshme për t’iu bashkuar një ekipi elite dhe në Scudetto do të zhvillohet përsëri një supersfidë, për një ndër më të spikaturit e ‘’ Blaugranëve ‘’ në vitet e fundit.

Sergi Roberto është karakterizuar gjithmonë si një lojtar që mund të përshtatet në disa pozicione të prapavijës, i cili shquhet edhe për inkursionet drejt portave kundërshtare , fakt që i ka dhënë avantazhe kundrasulmeve të Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy