Memelli: Shqipëria, skuadra më e mirë e grupit. Guxonte ndaj të mëdhave dhe ishte shumë ofensive

Memelli: Shqipëria, skuadra më e mirë e grupit. Guxonte ndaj të mëdhave dhe ishte shumë ofensive

Trajneri Migen Memelli, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në grup, për kualifikueset e Europianit.

Në krahasim me Kombëtaren e vitit 2016, Memelli tha se Shqipëria e Silvinjos është më ofensive dhe ka guxuar ndaj të mëdhave.

Skepticizmi na ndjek ne si shqiptarë. Unë mendoj se Shqipëria është skuadra më e mirë e grupit. Tregoi ndaj më të fortëve, se dinte të përballej në të gjitha aspektet e lojës.

Ndryshe nga 2016 që ishte më shumë defensive, kjo Shqipëri ka qenë më shumë ofensive dhe guxonte ndaj të mëdhave. Përveç ndeshjes me Moldavinë, që nuk ishte më e mira, në fund u arrit qëllimi. Duhet falënderuar të gjithë për arritjen, sepse na kanë bërë të ndihemi krenarë.

Silvinjo ka shkuar dhe ka takuar lojtarët. Vështirësinë për zgjedhjen e lojtarëve për në Europian, e ka ezauruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy