
Orët e fundit kanë rezultuar shumë të rëndësishme për Barcelonën . Katalanasit kanë nisur ofensivën për Paulo Dybalan i cili e ka refuzuar ofertën e Juventusit duke afirmuar se dëshiron largimin nga ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Drejt fundit të kontratës me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ , ky rast do të ishte shumë favorizues për ‘’ Los Cules ‘’ sepse do të përfitonin transferimin e argjentinasit me parametër zero .
‘’ La Joya ‘’ e ka deklaruar se kërkon ti bashkohet projektit të kuq e bluve , lajm i deklaruar nga ‘ Sport ‘ dhe sigurisht tashmë në ‘’ Camp Nou ‘’ kanë filluar të fërkohen duart dhe 28 vjeçari mund të rezultojë ndër risitë më pikante të verës , tek një Barcelonë që ka dhënë gjithçka për arritjen deri këtu .
Pavarësisht humbjes së terrenit , për torinezët do të ishte një minus i madh sepse ishi i Palermos i ka dhënë shumë rekordmenëve të Scudettos ndër vite por e ardhmja mund të ndryshojë sepse Barcelona është një ekip elite.
Rikthimi i Xavi Hernandezit në Katalunjë i shërbeu spanjollëve për të transferuar Paco Alcacer , Adama Traore , Aubameyang , etj duke rikuperuar me shpejtësi një pjesë të adn pasi këta lojtarë janë ndër më cilësorët .
Argjentinasi zotëron aftësi të mahnitshme dhe kur është në momentin e tij gjithmonë ka rezultuar vdejkeprurës për kundershtarët dhe Barcelonës i duhen pikërisht lojtarë që bëjnë diferencën në ofensivë .
Duhet shtuar se përshtatja e Paulo Dybalas në disa pozicione mund të përdoret nga Xavi Hernandez për të kompensuar mungesën e ndonjë elementi cilësor , përgjegjësi të cilën golashënuesi nga Laguna Larga e ka marrë përsipër edhe tek torinezët.



