
Pas mungesës së një akordi mbi rinovimin e kontratës për Sergio Ramos pistat e të ardhmes vijojnë të jenë shumë prezente . Eshtë Paris St Germain i cili mbas Georginio Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarummas kërkon ta ketë pjesë të skuadrës . Kontaktet e para kanë filluar tashmë ndërmjet francezëve dhe spanjollëve dhe sipas As traineri Mauricio Pochettino e ka dhënë konfirmimin për këtë operacion.
Pavarësisht se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë 35 vjeçari etiketohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe nëse do të kishte fatin të transferohej në ‘’ Parque De Prince ‘’ do të shëndërrohej në një kontribues shumë i vlefshëm në funksion të fitimit të trofeut të Uefa Champions Leagues të cilin kuq e blutë e kërkojnë prej vitesh . Megjithatë lojtarë të kalibrit të tillë në të shumtat e rasteve janë në fokusin kryesor të gjigandëve të Europës për arsye se edhe Manchester United me Chelsean do të startojnë një luftë shumë të ashpër në merkaton e verës për ta patur pjesë të organikës .
Duke qenë se mbetet një ikonë e futbollit spanjoll dhe më gjerë , Sergio Ramos ka deklaruar se objektivi i tij është përfitimi i 12 milionë eurove në sezon por ideja e përfshirjes në një ekip kampionësh siç është Paris St Germain mund ta bindë që ta pranojë këtë destinacion edhe për një shifër më inferiore . 16 sezonet e zhvilluara me ‘’ Galaktikët ‘’ tregojnë qartazi se mbrojtësi andaluz është gjithmonë në kërkim të titujve për të vijuar në të njëjtën mënyrë rrugën e karrierës së deritanishme .



