Tashme eshte zyrtare: Stefano Pioli eshte trajneri i ri i Interit. Ai do te zevendesoje holandezin Frank De Boer, i larguar javen e kaluar, me 1 nentor, bashke me Stefano Vecchi, i cili drejtoi skuadren ne emergjence per dy ndeshje, ndaj Southampton per Europa League dhe ndaj Crotone per kampionat.
Pioli, 51 vjec, eshte angazhuar me Interin deri ne fund te qershorit 2018.
Neser ai do te zhvilloje seancen e pare stervitore me ekipin e Interit.
Inter, i blere ne qershor nga nje investitor kinez, eshte mberthyer nga rezultatet negative, duke qene aktualisht ne vendin e 9-te ne klasifikim ne Seria A dhe i fundit ne grupin e vet ne Europa League.



