Parisi ndjek Lewandovskin

Parisi ndjek Lewandovskin

 Meqënëse e ardhmja e Kylian Mbappes mbetet ende skeptike , Paris St Germain ka filluar tratativat për  gjetjen e zëvëndesuesit të francezit .   Kryeqytetasit i kanë hedhur sytë tek  Robert Lewandovski  i cili mbetet një ndër sulmuesit më produktivë të kontinentit të vjetër .  Mauricio Pochettino kërkon një lojtar që mund ti sigurojë shumë gola ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe polaku është një alternativë ideale për  këtë klub .

 Megjithatë  së fundmi ish kampionët e Ligue 1 kanë filluar të analizojnë edhe emra të tjerë  si Cristiano Ronaldo dhe Richarlison  sepse janë koshientë se me transferimin e yjeve në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të afrohen edhe më shumë me trofeun e Uefa Champions Leagues .  Transferimi i Lionel Messit ka gjeneruar shumë entuziazëm tek Paris St Germain  dhe ky fakt mund t’ia hapë rrugën lojtarëve të tjerë të kalibrit për të qenë pjesë e taktikave të  trainerit argjentinas .  

Sipas Rmc Sport agjenti i  polakut Pini Zahavi ka vizituar Parisin këto ditë , fakt që i ka shtuar zërat se  klienti i tij mund të zgjedhë këtë klub për vijimin e karrierës.  33 vjeçari  ka kaluar një eksperiencë të mrekullueshme në Mynih por tashmë është drejt marrjes së një vendimi  shumë të rëndësishëm .

 Një tjetër kandidat potencial për të marrë shërbimet e Robert Lewandovskit është edhe Chelsea që kërkon  ta vërë në vështirësi Parisin .

Megjithatë gjithçka do të varet nga largimi ose jo i kampionit në fuqi të botës për të cilin bosi i Real Madridit Florentino Perez nuk mendon të dorëhiqet deri në ditën e fundit të merkatos .  

Kalimi nga Borussia Dortmundi tek Bayern Munchen ia ka ndryshuar karrierën Robert Lewandovskit i cili është shëndërruar në një ndër sulmuesit më të frikshëm të Europës dhe kjo luftë do të jetë shumë interesante sepse flitet për dy nga klubet më të pasura  , drejtuesit e të cilëve janë duke bërë gjithçka për ta patur në organikë golashënuesin e mirënjohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy