Despedida /“Seleçao” i thotë lamtumirë Botërorit, Belgjika kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Despedida /“Seleçao” i thotë lamtumirë Botërorit, Belgjika kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Merr fund aventura e Kombëtares së Brazilit në këtë kampionat Botëror duke u eleminuar që në fazën e çerekfinaleve nga përfaqësuesja e Belgjikës.

Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën e drejtuar nga Martinez, që zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë duke eleminuar në këtë fazë një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës.

Belgjika triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1 në sfidën e zhvilluar në “Kazan Arena”, ku i pari që i dha epërsinë belgëve ishte Kompani që goditi me kokë brenda zonës dhe topi përfundoi në rrjetë pas një devijimi të Fernandinjos në minutën e 13-të.

Goli i dytë do të vinte në minutën e 31-të ku protagonist ishte mesfushori i talentuar, Kevin De Bryne që realizoi një gol spektakolar nga distanca që nuk i dha asnjë mundësi Allison të reagonte duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Brazili ishte më këmbëngulës për të gjetur golat, por që mundi të shënonte vetëm njëherë me anë të Augustos në minutën e 76-të që realizoi mjaft bukur me kokë pas një asisi perfekt të dhuruar nga Kutinjo.

“Seleçao” u mundua që në minutat në vijim për të gjetur golin e barazimit, por e kishte të pamundur për të depërutar në mbrojtjen belge, duke u mundur me shifrat 2-1 që i nxorri përfundimisht nga Kampionati Botëror.

Ndërkohë, Belgjika rikonfirmoi edhe njëherë që janë një nga surprizat më të bukura të këtij Botërori dhe në sfidën e fazës së gjysmëfinaleve do të përballet me Francën.

Më poshtë golat e takimit. 

Goli i shënuar nga Kompan

Goli i shënuar nga De Bryne

Goli i shënuar nga Augusto

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy