Lila: Broja duhej të ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, është lojtar me parametra të jashtëzakonshëm

Lila: Broja duhej të ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, është lojtar me parametra të jashtëzakonshëm

Ish-futbollisti Andi Lila vlerësoi mbrëmjen e sotme përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV Armando Brojën si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas Lilës Broja duhej të kishte qenë titullar në ndeshjen me Poloninë sepse është futbollist me parametra teknikë dhe luan në kampionatin më të fortë në botë.  Por siç u shpreh ish-futbollisti trajneri Reja ndoshta veproi në këtë mënyrë ngaqë i eci me Brojën në stol edhe në ndeshjen e kaluar dhe ka menduar që të lodhë kundërshtarët dhe në fund të përdor atë si sulmues.

“Pas ndeshjes me Hungarinë pyetja ka qenë nëse do të ishte Broja titullar në ndeshjen kundër Polonisë. Këtë pyetje unë ia bëra drejtpërdrejt trajnerit Reja i cili tha: Ç’janë këto pyetje shqiptarësh. Por në fund farë ai është trajneri i Shqipërisë dhe nga shqiptarët do ti vijnë pyetjet. Kjo ishte pyetje e opinionit sepse Broja që shënoi 2 gola na dha 6 pikë dhe në fund fare me këto 6 pikë edhe Reja qëndroi në punë. Pa këto 6 pikë sot do të flisnim ndryshe. Unë mendoj se duhej të ishte titullar në ndeshjen me Poloninë sepse është lojtar me parametra të jashtëzakonshëm, me parametra teknikë, luan në kampionatin më të fortë në botë. Trajneri Reja ndoshta edhe ngaqë i eci me Brojën në stol ka menduar që lodh kundërshtarët dhe ne fund përdor këtë sulmues dhe ndoshta më nxjerr nga situata. Kjo mund të ketë qenë ideja e tij”, tha Lila.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy