Interi, insiston për Krepski-n

Interi, insiston për Krepski-n

 Fitimi i Superkupës së Italisë dhe Serisë A për të 20-tën herë në histori po konfirmon se drejtuesit kanë qëlluar në shenjë në lidhje me firmosjen me teknikun Simone Inzaghi.

Ishi i Lazios ka ditur të menaxhojë ashtu siç duhet një ekip në të cilin presion është shumë i madh dhe tanimë ka filluar të mendojë për merkaton e verës.

Porta është një ndër objektivat kryesorë të zikaltërve, të cilët edhe njëherë i kanë kaluar kufinjtë dhe kanë zgjedhur si destinacion Brazilin.

Matheus Krepski i Athletico Paranaenses vijon të tregojë cilësitë poshtë tre shtyllave, një objektiv i gjigandëve të Italisë edhe në të kaluarën.

Megjithatë, asokohe negociatat nuk vijuan për arsye të pretendimeve të drejtuesve të klubit brazilian, të cilët e shtynë edhe për një tjetër sezon qëndrimin e Matheus Krepski-t tek kuqezinjtë.

Flitet se marrëveshja mund të arrihet për afro 20 milionë euro, shifër e cila përbën një sfidë për arkat e Interit por gjithsesi gardiani i portës konsiderohet tejet cilësor dhe mund të ketë fatin të përfaqësojë gjigandët e Italisë dhe më gjerë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy