
Sezoni aktual vijon të rikonfirmojë se Victor Osmihen mbetet një ndër sulmuesit më produktivë në Europë. Falë prezencës së tij në ofensivë, Napoli është shëndërruar në një ndër rivalët më të rrezikshëm të Italisë, i cili do të kërkojë ta shtrije protagonizmin edhe në Champions League. Ofertat e kohëve të fundit në adresë të tij e kanë shtuar vigjilencën e drejtuesve të ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe pikërisht Aurelio Di Laurentis pretendon të dalë maksimalisht i fituar në këtë histori. Numri një i presidencës ka përcaktuar minimalisht 180 milionë euro për shitjen e nigerianit, duke i dhënë kështu vlerësimin e merituar kontributit të tij gjatë katër sezoneve tek fituesit në fuqi të Scudettos. Pavarësisht se konsiderohet një shifër impresionuese, largimi i mundshëm nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ do ta shëndërronte në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Napolit. Parashikohet se 24 vjeçari do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm në merkaton e verës , e cila do ti hapë dyert në 1 korrikun vijues.



