Atletico nuk dorëzohet për Chimy Avila

Atletico nuk dorëzohet për Chimy Avila

  Duket se merkatoja e 2019-tës do të përsëritet për Atletico Madridin . ‘’ Los Colchoneros “  asokohe vlerësuan transferimin në ‘’ Wanda Metopolitano “ të sulmuesit  të Osasunas Chimy Avila .  

Dëmtimi i rëndë i argjentinasit pengoi largimin nga ‘’ El Sadar ‘’ por kampionët e La Ligas  kanë vendosur të mos heqin dorë nga 27 vjeçari .  Një ndër prioritetet e ‘’ El Cholos ‘’ është përforcimi i fazës ofensive për ti bërë më të frikshëm kryeqytetasit dhe ky lojtar e ka befasuar me lojën e zhvilluar .

 S’duhet të mënjanohen as alternativat e Paul Onuachu dhe Sebastian Haller por drejtuesit e Atleticos se Madridit gjithmonë kanë preferuar të kenë asin nën mëngë.

51 vjeçari kërkon medoemos një sulmues produktiv sepse koha e Luis Suarezit  është drejt përfundimit dhe cilësia duhet të mbizotërojë gjithmonë në skuadrën e tij  .

 Kapaciteti i yllit të Osasunës s’ka nevojë për koment  sepse e ka demostruar me shënimin e golave duke u shëndërruar në referentin kryesor të sulmit të skuadrës nga Pamplona i cili shumë shpejt mund ta ndryshojë destinacionin  .

Oferta  e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mund ti shërbejë arkave të Osasunës e cila patjetër do të kërkojë të  dalë faqebardhë në këtë histori  por nga ana tjetër do ta kishte paksa të vështirë për ti gjetur një zëvëndësues ideal sulmuesit nga Rosario .

 Deri më tani nxënësi i Jagoba Arrasates i ka bërë mirë detyrat  duke rezultuar tepër determinant në 11 ndeshje të cilat i ka shoqëruar me dy gola dhe një kualitet për tu marrë shembull .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy