
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Partizanit, e vlefshëm për javën e pestë në Abissnet Superiore.
Pas 45 minutave të para, të kuqtë janë në avantazhin e një goli. Ishte Tedi Cara, që shënoi në minutën e 14-të, me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit.
Një episod aspak i këndshëm u regjistruar pas golit, ku Cara u godite me shishe uji nga tribuna, duke pësuar një çarje poshtë syrit dhe u zëvendësua nga Cvetanoski.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar nga të dyja ekipet, me Kukësit që do të kërkojë me çdo kusht golin e barazimit.



