Arsenal fokuson  Ben White

Arsenal fokuson Ben White

Traineri Mikel Arteta është shumë i ndërgjegjshëm për pozicionet ku duhet të përforcohet  Arsenali.  ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë shënuar një risi në Premier League sepse  për herë të parë pas 25 vitesh mbetën jashtë Europës  . 

Tashmë është e ditur brenda kampit të ‘’ The Gunnersave ‘’ se rikthimi i Martin Odegaard tek Real Madridi duhet me patjetër të zëvëndësohet me një lojtar që disponon të njëjtat karakteristika  dhe sipas britanikes ‘’ Daily Mail ‘’  i kanë ofruar Brightonit  52 milionë euro për  mbrojtësin Ben White .  

 23 vjeçari  mbërriti në 2014 -tën në kategoritë inferiore të këtij ekipi dhe  më vonë shijoi huazimet tek  Newport County, Peterborough   dhe Leeds United , skuadër me të cilën arriti të  ngjitej në Premier League . Gjithsesi  ky operacion nuk do të rezultojë edhe aq i  lehtë për tu realizuar sepse  drejtuesit e Brighton e kanë ngritur stekën e kërkesave dhe  nuk mendojnë ta lënë të lirë perlën e tyre për më pak se  50 milionë stërlina që përkthehen në 60 milionë euro . 

Një fakt shumë i rëndësishëm që e lartëson në maksimum figurën e këtij lojtari është se traineri i kombëtares së  ‘’ Tre Luanëve ‘’ Gareth Southgate ‘’ i vënë në vështirësi për dëmtimin e Trent  Alexander – Arnold  e bëri pjesë të kampionëve të botës në 1966-tën , i cili me shumë meritë ka mbërritur deri në këtë pikë .   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy