Juventus fokusohet  në La Liga

Juventus fokusohet në La Liga

 Fakti se Angel Di Maria e përfundon kontratën në verën e 2023-shit, i ka vënë në lëvizje drejtuesit për të gjetur një tjetër lojtar për ofensivën .

Massimiliano Allegri po tenton të transferojë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ një sulmues për të formuar tridentin me Chiesan dhe Vlahovic në vigjilie të sezonit të ri. 

Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ , ish rekordmenët e Scudettos kanë preferuar Spanjën pasi në Primera Division po analizojnë disa elementë të cilët e kanë bindur numrin një të pankinës së ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.

Lista kryesohet nga Antoine Griezmann. Francezi është në një situatë të ndërlikuar tek Atletico Madridi pasi drejtuesit e spanjollëve kanë refuzuar të paguajnë 40 milionë eurot që kërkon Barcelona për ta blerë përfundimisht kartonin e ishi-t të Real Sociedadit.

Xavi Hernandez nuk e shikon sulmuesin pjesë të katalanasve dhe mënyra e lojës së tij pëputhet me ideologjinë e Massimiliano Allegrit.

Edhe Marco Asensio i cili po kalon shumë peripeci në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ konsiderohet një mundësi për merkaton e juventinëve duke ditur që spanjolli e përfundon kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’  në verën e ardhshme por duhet të bëjnë kujdes sepse edhe Barcelona është një pretendentë shumë e fortë për mesfushorin e ‘’ La Furia Rojas ‘’.

Lista përfundon me Nico Williams. 20 vjeçari konsiderohet ndër më të mirët e Athletic Bilbaos dhe kontrata me vaskët mbetet në fuqi deri në verën e 2024-tës.

Evolucioni i talentit nga Pamplona i ka habitur të gjithë dhe deri në momentin që flasim numëron 4 gola në 6 ndeshje në La Liga.

Opsionet janë më të vërtetë cilësore për një Juventus që ka vuajtur shumë në kohët e fundit , sidomos në Champions League, disfata që kanë krijuar shumë dyshime për vazhdimësinë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy