
Problemet e Thiago Alcantaran vijojne ti shqetësojnë drejtuesit e Liverpoolit, të cilët tanimë po mendojnë për transferimin e një tjetër mesfushori në ‘’ Anfield Road ‘’ .
Marcelo Brozovic preferohet nga Jurgen Klopp dhe parashikohet një ofertë për dy sezone me opsionin e rinovimit për një tjetër për yllin kroat.
Pavarësisht rinovimit me Interin , 29 vjeçari nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Milano dhe anglezët kanë nevojë urgjente për tu përforcuar dhe për Interin mund të jetë një mundësi ideale për të mbushur arkat.
Liverpooli do të masë forcat me Manchester United dhe Paris St Germain për firmosjen me Marcelo Brozovic, kandidatë që duhet të merren në konsideratë për arsye të potencialit në aspektin ekonomik, të cilët mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe yllit nga Zagrebi, sidomos ‘’ Les Pariziens ‘’ , ekip i cili sepse pothuajse çdo sezon e finalizojnë me trofe dhe përbëhen nga elementë shumë cilësorë .



